Osmani pret në takim përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë, flasin për formimin e institucioneve

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe dinamika e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Osmani dhe Prattipati trajtuan gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët.

Në veçanti, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More