Shkup, 9 tetor – Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) sot organizon panel diskutim me temë “Si raportuan mediat për integrimet evropiane para dhe pas zgjedhjeve?”.
Panelistë janë Sllobodanka Jovanovska, gazetare dhe redaktore e politikës së jashtme, prof. Sefer Tahiri, profesor universitar i gazetarisë dhe komunikimit publik dhe Zharko Trajanoski, udhëheqës i kërkimit në IMA. Ata do të paraqesin konstatimet kryesore të analizave të tyre nga monitorimi i IMA-s për rportim mediatik në këtë temë.
Moderator i ngjartjes është Petrit Saraçini.
Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar një diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në panel-diskutim.