UKIM do të prezantojë platformën digjitale për transkiptimin e të folurit në gjuhën maqedonase

nga D V

Shkup, 9 tetor – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot do të prezantojë platformën e re digjitale të bazuar në intelegjencën artificiale për transkiptimin e të folurit në gjuhën maqedonase – “Buki”.

 UKIM njoftoi se duke ndjekur trendet moderne për kultivimin dhe përdorimin e gjuhës maqedonase, modeli digjital është krijuar nga Dejan Porjazovski, ekspert i teknologjive të intelegjencës artificiale për njohjen e të folurit nga Universiteti “Aalto” në Finlandë, si pjesë e aktiviteteve të Qendrës për Hulumtime Ndërdisiplinore të Avancuara (CeNIIs) pranë UKM-së, i udhëhequr nga prof.dr. Ordan Çukaliev.

Porjazovski në prezantim do t’i paraqesë të gjitha detajet rreth funksionalitetit të modelit, ndërsa në ngjarje do të mbajë fjalim edhe Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital, rektorja e UKM-së prof.dr Biljana Angellova, prof. dr. Nikolla Stikov, profesor i inxhinierisë biomjeksore në Shkollën Politeknike pranë Universitetit në Montreal dhe prof. dr Ilina Jakimovska, udhëheqëse e Institutit për etnologji dhe antropologji pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të UKIM-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More