Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 10 në 28 gradë Celsius.