Debat “Arsimi i lartë dual gjerman dhe lidhja me sektorin e biznesit”

nga D V

Shkup, 28 maj – “Arsimi i lartë dual gjerman dhe lidhja me sektorin e biznesit”, është tema në debatin publik që do të mbahet sot në Institucionin Hajdelberg në Shkup, me pjesëmarrjen e delegacionit gjerman nga Frankfurti.

Do të diskutohen temat: nevoja për transformimin e procesit arsimor, mungesa e kuadrove, papunësia e të rinjëve dhe migrimi për motive punësimi të të rinjëve në vendet e BE-së dhe adaptimi i modelit të arsimit të lartë dual gjerman në vendin tonë.

Debati i paralajmëruar është i pari nga ato të planifikuara me qëllim komunikimin më intensiv me të gjitha palët e biznesit dhe shtetit, e në drejtim të bashkëpunimit për rrjetëzimin e kompanive gjermane dhe vendase, përmes konceptit të ri të mësimit dhe punës, me objektiv masat dhe programet sipas konceptit të arsimit të lartë dual.

Kryesia e Universitetit dual nga Frankfurti – PROVADIS ka akredituar dhe ka njohur Fakultetin e Hajdelbergut në Shkup si partner të ri për kryerjen e studimeve deridiplomike universitare gjermane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More