Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.
Temperaturat parashikohen nga 17 në 39 gradë Celsius.