Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferik të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në orët e para të ditës më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar nga orët e mesditës deri pasdites në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare lugina e male fiton shpejtësi deri 8-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 18 në 36 gradë Celsius.