Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Parku Drilon-Tushemisht, ku ka përfunduar Qendra e re e Vizitorëve, një element që, sipas tij, plotëson mozaikun e atraksioneve që ofron ky kompleks natyror dhe turistik në juglindje të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se projekti i parkut është përzgjedhur ndër 8 finalistët e Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit të Barcelonës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arkitekturës së peizazhit. Parku Drilon-Tushemisht u përzgjodh mes 230 projekteve nga 20 vende të botës.

Projekti Drilon-Tushemisht Waterscape Park” është realizuar nga Ministria e Mjedisit dhe AADF. Restaurimi i qendrës së re të vizitorëve në parkun Drilon-Tushemisht, dhe përfundimi i projektit për zbatimin e Biosferës së Prespës janë investime të rëndësishme me ndikim në ekonominë dhe turizmin e zonës.

Projekti njihet si një model i restaurimit ekologjik, ringritjes së habitateve dhe zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm, duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar dhe promovimin e natyrës si atraksion turistik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More