Bullgaria do të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarëve në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.
Dislokimi, sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite”, shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kontingjenti përbëhet kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë në Blagoevgrad, e cila do të dislokohet për operacione me Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë ( KFOR ).
Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë. Ky numër do të rritet në rreth 150.
KFOR-i ka gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende. Numri i trupave është rritur që nga tensionet e majit të vitit të kaluar.