Shkup, 19 qershor – Pas shtatë vjetëve sot sërish do të hapet kompleksi “Makedonsko sello” që nodhet në Vodno në afërsi të Nerezit. Koncesioner i ri është ndërmarrja “La Teraca”, oferta e së cilës është zgjedhur si më e volitshme në thirrjen publike që e shpalli Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.
Nga atje informojnë se koncesioneri është zgjedhur në mënyrë ligjore dhe transparente, përmes rrugës së ankandit elektronik publik, nëpërmjet sistemit, të cilin e drejton Ministria e Financave.
Në hapje, është paralajmëruar prania e kryeministrit Hristian Mickoski.
Kompleksi “Makedonsko sello” është përbërë nga 12 shtëpi autentike, me hapësira ku janë prezantuar zejet maqedonase, ndërsa disa pjesë janë përdorur si dhoma hoteli dhe kishte pjesë restoranti.
Me rihapjen e kompleksit, sipas Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashlëta (SHPPP) do të krijohen kushte për nxitje të zhvillimit dhe turizmit dhe përforcim të ekonomisë lokale, hapje të vendeve të reja të punës, ndërsa do të avancohet edhe kapaciteti turistik në Shkup që do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve jo vetëm në Shkup, në përgjithësi edhe në vend.