Seanca të disa komisioneve kuvendore

nga D. V.

Shkup, 10 qershor – Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Sociale, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës.

Në rend dite të Komisionit për Çështje Ekonomike janë tre Propozim-ligje në lexim të dytë edhe atë ndryshimet e Ligjit për vullnetari, ndryshimet e Ligjit për shtesa rinore dhe Propozim ligji për vënie në përdorim të pajisjes teknike për transport.

Këto propozim zgjidhje ligjore janë në rend dite edhe në Komisionin Juridiko-Ligjdhënës.

Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të kenë takim me studentë nga Fakulteti për detektivë dhe siguri pranë Universitetit amerikan të Evropës FON – Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More