Vjedhja e disa kartave gërvishtëse dhe pasioni për bastet sportive zbulojnë shqiptarin e kërkuar për akuzën e vjedhjes së rëndë dhe me precedentë penalë të mëparshëm.
Policia prangosi 44-vjeçarin, i cili në fakt ishte ndaluar më herët për një krim tjetër, por tashmë i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së rëndë, me një grup “skifterësh”. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2024, kur një dyqan duhani u vu në shënjestër të një bande hajdutësh.
Pasi kanë dëmtuar qepenin dhe hyrjen, kriminelët kanë arritur të vjedhin cigare me vlerë 7 mijë euro, karta gërvishtjeje me vlerë 4 mijë euro dhe rreth një mijë euro cash.