Peci merr vendimin e dytë si kryetar komune

nga D. V.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka marrë vendimin e tij të dytë sot – themelimin e Ekipit Geriatrik, për kujdesin për të moshuarit.

Peci, përmes një postimi, ka thënë se ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi☀️

✍️Vendimi im i dytë si kryetar është themelimini i Ekipit Geriatrik / kujdesi për të moshuarit.

👵🏻Për herë të parë në Mitrovicë, themelohet ekipi mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike, në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit.

Mundi i tyre janë rrënjët mbi të cilat qëndron qyteti, e ne ua kemi borgj minimumin, të kujdesemi për ta ❤️.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More