Për shkak të defektit pa ngrohje qendrore një pjesë e Qendrës, Aerodromit, Novo Lisiçes, Kisella Vodës dhe Autokomandës

nga Xh M

Shkup, 17 janar – EMV Furnizimi me ngrohje informon se për shkak të defektit në rrjetin distributiv në këtë moment ka ndërprerje të dërgesës së energjisë ngrohëse tek konsumatorët nga Qendra, Aerodromi, Lisiçe e Re, Kisella Voda dhe Autokomanda.

“Ekipet e EMV Furnizimi me ngrohje janë në terren me qëllim të detektimit të saktë të defektit dhe izolimit me qëllim të vendosjes së dërgesës normale të energjisë ngrohëse”, thuhet në informatën e publikuar në ueb faqen e kompanisë.

Për informata shtesë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 и 075 400 100.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More