Për shkak të zjarrit në “Jasen”, vazhdon të mbetet e mbyllur rruga Makedonski Brod-Shkup

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të zjarrit në “Jasen”, vazhdon të mbetet e mbyllur rruga R1106 Makedonski Brod – Shkup për të gjitha llojet e automjeteve.

Nga atje thonë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje është rreth 30 minuta, në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More