Përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare – Komuniteti i Transportit për vizitë në Kuvend

nga D. V.

Shkup, 2 korrik – Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta vizitojnë përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare – Komuniteti i Transportit.

Siç informojnë  nga pres shërbimi parlamentar, përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare – Komuniteti i Transportit do të takohen me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Antonio Milloshoski.

Në kuadër të kësaj vizite, para anëtarëve të KÇE dhe Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor do të prezantohen edhe raportet dhe aktivitetet vjetore të Organizatës Ndërkombëtare – Komuniteti i Transportit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More