Përfshihet nga flakët magazina e një banese në Elbasan, raportohet vetëm për dëme materiale

nga L. M

Një çati shtëpie në Elbasan u përfshi nga flakët sërish gjatë ditës së sotme. Ndërhyrja e menjëhershme bëri që dëmet të ishin të vogla.

Në orët e pasdites u dogj magazina e një shtëpie në Bradashesh të Elbasanit. Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet .

Një banesë u dogj tërësisht në lagjen nr.1 në Librazhd si pasojë e një bombule gazi.

Ndërhyrja e menjëhershme e ekipit zjarrfikës bëri që të shpëtojnë pa lëndime një 37-vjecar dhe dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja ka marrë lëndime të lehta. Dëmet materiale ishin të mëdha ndërsa familja jetonte aty me qira.

Sipas specialistëve shkak i zjarrit është bëre përdorimi i bombulës së gazit 5kg e cila është e papërshtatshme për ambiente të brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More