Perinski me rastin e Ditës ndërkombëtare të dhurimit: Komunat të bëhen partnere të SOS Fshati i fëmijëve dhe për përfshirje më të madhe të fëmijëve pa kujdes prindëror

nga D V

Shkup, 6 shtator  – Ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski, me rastin e 5 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të dhurimit ka vizituar SOS Fshatin e fëmijëve i cili nën moton “Asnjë fëmijë të mos rritet vetëm”, tashmë 20 vite ka ofruar kujdes dhe mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe për ata të cilët janë në rrezik të humbin kujdesin e familjeve të tyre.

Në takimin jozyrtar, ministri me përfaqësuesit e SOS Fshati i fëmijëve diskutoi për aktivitetet aktuale të organizatës, për sfidat me të cilat përballet, si dhe mundësitë për zhvillimin e shërbimeve sociale në bashkësi për përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme dhe përfshirjen e fëmijëve pa kujdes prindëror.

Siç kumtuan sot nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, nga organizata potencuan se me qëllim për të siguruar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në ofrimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, është e nevojshme të krijohet një lloj koalicioni trepalësh ndërmjet komunave, biznesit. bashkësive dhe sektorit civil, pasi do të arrinin një progres më të shpejtë dhe më të madh në veprimet e tyre.

Ministri Perinski shprehu mbështetje të parezervë për misionin e organizatës dhe siguroi se mund të llogarisin tek ai si një partner i ri strategjik i cili në kuadër të kompetencave të tij do të ndihmojë Fshatin e fëmijëve SOS të veprojë në përmasa më të gjera.

Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, nga SOS Fshati i fëmijëve u theksua se kjo komunë është shembull se si një vetëqeverisje lokale mund të veprojë në forcimin dhe përmirësimin e kapaciteteve dhe aktiviteteve të organizimit.

Gjatë vizitës, fëmijët pritën surpriza të vogla, ndërsa ata iu dhuruan ministrit dhe kryetarit të komunës kartolinë falënderimi dhe punime kreative.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More