Perinski për Akademinë Shqiptare: Ligji për vetëqeverisje lokale nuk parasheh financim të saj

nga D V

Shkup, 1 nëntor –Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, sot ka folur për Akademinë Shqiptare, e cila është paralajmëruar se do të themelohet nga VLEN-i dhe do të financohet nga katër komunat shqiptare në RMV.

Perinski tha se Ligji për vetëqeverisje lokale nuk parasheh që komunat të financojnë akademi, ndërsa bëri thirrje që të mos krijohen probleme shtesë.

“Në Ligjin për Vetëqeverisjes lokale thuhet se të ardhurat që i fitojnë vetëqeverisjet lokale duhet t’i shpenzojnë në kuadër të ligjeve. E kam thënë disa herë që Akademia Shqiptare nuk është nën kompetencat e tyre. Për të financuar nga vetëqeverisjet lokale kjo duhet të kalojë në këshill, e a do të kalojë në këshill mbetet të shihet. Ligji e thotë këtë, kemi edhe Inspektorat të Vetëqeverisjes Lokale, e kemi Kushtetutën por do të apeloja që të mos krijojmë probleme aty ku nuk ka”, tha Perinski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More