Shkup, 18 qershor – Tre persona janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 14-vjeç, si pasojë e një përleshjeje të ashpër me thika që ndodhi sonte (17 qershor) në lagjen Çair të Shkupit.
Në përleshje kanë marrë pjesë një djalosh 14-vjeçar dhe dy persona të tjerë të moshës 64 dhe 18 vjeç – të gjithë nga Shkupi. Sulmi ka eskaluar deri në atë masë sa janë përdorur edhe thika, dhe të tre janë plagosur.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” dhe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku u është dhënë ndihma mjekësore.
Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë identifikimin e shkaktarëve dhe rrethanave të incidentit që shqetësoi banorët e kësaj zone të frekuentuar të Shkupit.