Presidentja Osmani u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë Kövér, diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror

nga D. V.

Në kuadër të vizitës zyrtare më Hungari, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest. “Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve.

Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, shkroi në facebook, presidentja Osmani .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More