Përmbytje masive në Rumani, 3 viktima dhe qindra të evakuuar

nga L. M

Rumania po përballet me një situatë katastrofike si pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur vendin.

Të paktën 3 viktima janë raportuar nga autoritetet vendase, në Rumaninë Lindore.

Moti i keq shkaktoi dëme masive, mijëra shtëpi u shkatërruan dhe qindra qytetarë u detyruan që të largohen nga banesat e tyre.

Ndërkohë që vendi u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm e ndërprerje të energjisë, ekipet e shpëtimit janë angazhuar në terren për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Autoritetet gjithashtu paralajmërojnë se rreziku për përmbytje të tjera është i lartë, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zonat me rrezik të lartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More