Konferenca për situatën në Gaza, shefi i OKB-së: Shkatërrimi i enklavës është i patolerueshëm! SHBA dhe Izraeli bojkotojnë takimin

nga L. M

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thotë se shkatërrimi masiv i Gazës është i patolerueshëm dhe duhet të ndalet.

Nga një konferencë e OKB-së kushtuar zgjidhjes me dy shtete për Izraelin dhe një shtet palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza, Guterres tha se asgjë nuk mund të justifikojë sulmet e Hamasit më 7 tetor, por theksoi se asgjë nuk mund të justifikojë urinë e popullsisë së Gazës dhe vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve.

Ai thotë se konferenca e sotme duhet të shërbejë si një pikë kthese vendimtare drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete.

Si Izraeli ashtu edhe SHBA-të po e bojkotojnë takimin, raporton BBC.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More