Përmbytjet përfshijnë jugun e Francës

nga D. V.

Pjesë të Francës jugore po përballen me përmbytje të mëdha në prag të Krishtlindjeve.

Shërbimi francez i paralajmërimit ”Vigicrue” raportoi sot se zona e Héraultit është goditur nga përmbytje të jashtëzakonshme pranë qytetit Montpellier.

Prefektja lokale, Chantal Mauchet e përshkroi situatën si ndoshta më të keqen në më shumë se 30 vjet.

Niveli më i lartë i paralajmërimit është në fuqi për zonën, edhe pse uji tani po tërhiqet.

Shumë familje mbetën pa energji elektrike dhe rrugët u përmbytën.

”Lëvizja mbetet shumë e vështirë. Megjithatë, nuk pati viktima”, shtoi ajo.

Pjesë të Montpellier u përmbytën gjithashtu për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.

Për arsye sigurie, tregu i Krishtlindjeve, parqet dhe kopshti zoologjik mbetën të mbyllura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More