Petrovska: Dorëheqja e Zaevit nga LSDM ishte vendim i gabuar

nga D V

Shkup, 18 qershor –  Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se me dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryetarit të LSDM-së mendohej se do të zgjidheshin problemet do të zgjidheni në parti, por u vërtetua se është sjell vendim i gabuar.

“Mund të jetë një nga gabimet e vitit 2021, edhe atëherë kemi pasur rezultat të keq në zgjedhjet lokale, u vlerësua se me dorëheqjen ose tërheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryetarit dhe kryeministrit problemet do të tejkaloheshin, por u pa se është marrë një vendim i gabuar, ose analizat e pamjaftueshme të rezultateve kanë sjell deri tek disa procese të caktuara dhe prandaj sot më 2024 rezultatet janë katastrofale për LSDM-në”, tha Petrovska për “DailyClick”.

Ajo tha se nuk ka dëshiruar që kjo t’i ndodh LSDM-së.

Në lidhje me kandidimin e saj për kryetare të LSDM-së, Petrovska tha se tani është momenti i duhur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More