Plenkoviqi mbështet Mickoskin për integrimin evropian të vendit

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në një bisedë telefonike me kryeministrin Hristijan Mickoski ka shprehur mbështetje për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi meriton anëtarësim në BE.

Për bisedën telefonike informuan të dy kryeministrat rrjetet e tyre sociale. 

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kroacisë. Në prag të raportit të Parlamentit Evropian, vazhdoj t’i përdor të gjitha kontaktet për të treguar të vërtetën maqedonase – për progresin tonë, për vlerat që mbrojmë dhe për të ardhmen që meritojmë”, theksoi Mickoski në Fejsbuk.

Kryeministri theksoi se Kroacia është një mike e dëshmuar e shtetit tonë, ndërsa mbështetja e saj e zëshme në momente kyçe është një nxitje dhe inkurajim i madh për të gjithë ne.

“Maqedonia e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por me kokën lart”, shtoi Mickoski. 

Plenkoviqi, ndërkaq informoi se me Mickoskin, ndër të tjera kanë biseduar edhe për raportin e raportuesit Tomas Vakc për vendin.

“Me kryeministrin Hristijan Mickoski bisedova  për dinamikën e mëtejshme të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, për raportin e ardhshëm të Parlamentit Evropian për progresin dhe situatën në Evropën Juglindore. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Maqedoninë e Veriut, e cila meriton anëtarësim në BE”, shkroi Plenkoviqi në “Iks”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More