Shkarkimi i kryeprokurorit, Alispahiq: Çdo pushtet ka tendencë ndikimin

nga Xh M

Shkup, 30 mars – Duke komentuar vendimin qeveritarë për ndërprerjen e procedurës për shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski,avokati Asmir Alispahiq vlerëson se çdo pushtet me ndryshimin e partive politike ka pasur tendencë dhe qëllim të vë nën ndikim prokurorinë publike dhe gjykatën.

Nëse kjo është një parashenjë politike për veprimin e prokurorisë apo kryeprokurorit, apo një shansë sa i përket azhuritetit dhe veprimit do të shihet në të ardhmen ,vlerëson Alispahiq.

“E vërejmë se ekziston një tendencë për vënien nën kontrollë të gjyqësorit dhe Prokurorisë publike nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës.Megjithatë më inkurajon mënyra se si edhe në pjesën e gjyqësorit ashtu edhe të prokurorisë veprojnë prokurorët dhe gjykatësit.Nga praktika ne e dimë shumë mirë se si funksionojnë gjykatat dhe prokurorët publik .Mund të ju siguroj se ata në mënyrë maksimale i rezistojnë presionet politike si nga individë ashtu edhe nga struktura dhe parti”, u shpreh avokati Asmir Alispahiq.

E rëndësishmë sipas Alispahiq,është që të rritet angazhimi për prokurori dhe gjyqësor të pavarur dhe të ju rezistohet presioneve. Ndikimet politike nuk guxon të thellohen, sepse kjo do të jetë kontraproduktive për qytetarët.

“Këshilli i Prokurorëve si organ duhet të jetë imun ndaj të gjitha deklaratave dhe ndikimeve politike që paralajmërohen nga pushteti ekzekutiv apo indivitë nga pushteti.Gjithsesi ,pavarsia mund ti rezistojë të gjithë atyre ndikimeve që secili pushtet dëshiron ti ketë si mbi prokurorinë ashtu edhe mbi gjykatën.Në Këshillin e Prokurorëve nuk kishtë kuorum, kjo nënkupton dhënien e mundësisë që Qeveria të mund të dërgojë shkresë për ndërprerjen e procedurës.Edhe pse Këshilli i Prokurorëve duhet të sjell një vendim dhe ti’a dërogjë Qeverisë e cila më pas duhet të vendos se nëse e ndërpret procedurën”, theksoi Alispahiq.

Procedurën për shkarkimin e Kryeprokurorit, Ljupço Kocevski, Qeveria e ka iniciuar në shkurt të këtij viti ndërsa pas kalimit në seancë të qeverisë, më 4 mars,propozimi për shkarkim ka mbërritur në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Sipas Ligjit për Prokurorët Publik, Këshilli i Prokurorëve Publikë ka afat prej 15 ditësh për të vendosur nëse do të japë mendim pozitiv apo negativ lidhur me propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit. Duke qenë se ky afat ka skaduar, tani Këshilli “shfrytëzon”afatin shtesë prej 15 ditëve, të cilat Ligji i lejon nëse ka arsye të justifikuara për këtë.

Ky afat duhet të përfundojë më 3 prill.Fjalën e fundit për shkarkimin e kryeprokurorit e kanë deputetët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More