PPRMV: Bastisje dhe veprime të tjera në kuadër të hetimeve për zjarrin në Koçan

nga D. V.

Shkup, 25 mars – Ekipet e hetuesisë së Prokurorisë publike dhe MPB-së dje dhe sot janë duke ndërmarrë veprime të koordinuara për sigurimin e dëshmive në hetim në lidhje me zjarrin tragjik në Koçan.

Siç njofton Prokuroria publike e shtetit, janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të tjera për të cilat është lëshuar urdhër për ekspertizë.

“Janë zhvilluar edhe intervista me personat që mund të kishin informacione të caktuara. Gjatë ditës, Prokuroria publike do të japë urdhër edhe deri te Drejtoria e policisë financiare që të ndërmarrë aktivitete të caktuara në lidhje me veprimet materiale të disa personave juridikë, të dyshuarve dhe personave të tjerë”, njoftoi PPRMV.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More