Presidenca ka hapur dyert ditën e sotme për fëmijët që të festonin festën e tyre të 1 Qershorit.
Kreu i shtetit Bajram Begaj dhe Zonja e Parë ishin mikpritësit të cilët përcollën mesazhe për realizimin e ëndrrave të të fëmijëve.
Qindra tullumbace u lëshuan në qiell si mesazh për dëshirat dhe ëndrrat e fëmijëve të cilat priten të realizohen.
Përgjatë kësaj feste, fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojëra por ndanë dhe eksperiencat e tyre te veçanta duke përcjellë mesazhin e përkrahjes së njeri-tjetrit, për kapërcimin e pamundësive.
Festa në Presidencë bëri bashkë fëmijët e Bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë, si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit.