Presidentja Siljanovska Davkova priti anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

nga D V

Shkup, 17 korrik – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka pritur anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD).

Në takim, anëtarët e Komisionit e kanë informuar presidenten Siljanovska Davkova me aktivitetet aktuale, vëllimin e parashtresave të parashtruara, vendimet e marra dhe numrin e rasteve deri tani të konfirmuara të diskriminimit. Në këtë drejtim, siç njoftuan nga zyra e kabinetit të Siljanovska Davkovës, e kanë theksuar përkushtimin e tyre për transparencë, qasje dhe proaktivitet në eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Duke theksuar rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të KPMD-së, si një organ i pavarur, presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen e saj të pakushtëzuar për aktivitetet për parandalimin dhe mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimi, si parakusht themelor për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Në takim morën pjesë kryetari i Komisionit Igor Jadrovski, nënkryetari Limko Bejzaroski dhe anëtarët Flora Kadriu, Dragana Dërndarevska dhe Dushan Tomshiq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More