Takimi i ministrit Minçev me kryetarin e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi Jadrovski

nga D V

Shkup, 17 korrik – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jadrovski. Fokusi parësor i takimit ishte në drejtim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim për të punuar së bashku drejt një shoqërie pa diskriminim, ku çdo individ ka mundësi dhe të drejta të barabarta.

Minçev e theksoi përkushtimin dhe angazhimin e Ministrisë për nxitjen e një shoqërie, ku çdo individ do të trajtohet me dinjitet dhe respekt.

“Jemi të përkushtuar për bashkëpunim me Komisionin për ballafaqim dhe parandalim të diskriminimit në të gjitha format e tij”, theksoi ministri.

Përfaqësuesit e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi prezantuan gjetjet e fundit dhe theksuan iniciativat e tyre aktuale dhe planet e ardhshme. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me organet qeveritare për zbatimin efektiv të politikave kundër diskriminimit dhe promovimin e ndërgjegjësimit publik.

Të dyja palët u dakorduan për domosdoshmërinë e avancimit të edukimit publik për çështje të diskriminimit, përforcimin e kuadrit ligjor dhe sigurimin e zbatimit të fuqishëm të ligjeve kundër diskriminimit. Ata, gjithashtu, diskutuan për projekte dhe fushata të përbashkëta të mundshme, që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e një kulture tolerance dhe respekti.

Ministria e Administratës Publike, siç thuhet, është e përkushtuar për përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve publike, sigurimin e transparencës dhe promovimin e qeverisjes gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More