Tifozët “Kuq e Zi” bashkohen në protestën e së premtes në Tiranë

nga L. M

Tifozët ‘Kuq e Zi’ kanë njoftuar se do të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë protestë, ndërsa sot pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media.

Kujtojmë se protesta të ngjashme janë mbajtur më herët edhe në Prishtinë dhe në Hagë, ndërsa e radhës pritet të mbahet të premten në kryeqytetin shqiptar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More