Shkup, 31 tetor – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një shtetasi turk i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Dhënie ryshfeti në pajtim me nenin 358 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Më 30 tetor, në pikën kufitare “Bllacë”, i dyshuari 50-vjeçar, me të hyrë në vend, i ka dhënë një dhuratë drejtpërdrejt një zyrtari për të kryer një veprim zyrtar që nuk është dashur ta kryejë.