Prokuroria i ka thirrur familjet e viktimave të zjarrit në Koçan në takim me prokurorët që punojnë në këtë rast

nga Xh M

Shkup, 28 prill – Prokuroria Publike u ka dërguar ftesë familjeve të viktimave të zjarrit në Koçan, nëse dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth të gjitha aspekteve të procedurës hetimore, që nesër të takohen me prokurorin publik dhe prokurorët që merren me rastet.

Siç thuhet në kumtesën e Prokurorisë, familjet e viktimave duhet të caktojnë më së shumti një anëtar të familjes i cili do të merrte pjesë në takim.

“Gjatë protestës së paralajmëruar për nesër nga familjet e viktimave të zjarrit në diskoteken “Puls” të Koçanit, Prokuroria Publike fton në një takim përfaqësues të familjeve që dëshirojnë të mësojnë më detajisht rreth të gjitha aspekteve të procedurës hetimore. Nëse të afërmit e viktimave kanë një interes të tillë, ata mund të caktojnë përfaqësuesit e tyre (më së shumti një anëtar të familjes së secilës viktimë) të cilët do të takohen me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prokurorët që merren me rastet”, thuhet në informacionin e Prokurorisë.

Familjet e të pësuarve në zjarrin e Koçanit për nesër kanë paralajmëruar protestë në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More