Promovohet shtegu i biçikletave në Kanjonin e Matkës

nga Xh M

Saraj, 27 nëntor – Kryetari i komunës së Sarajit, Ilas Veseli sot ka promovuar shtegun e biçikletave në Kanjonin e Matkës.

Sot, me sukses e përmbyllëm promovimin e Shtegut të Biçikletave në Kanjonin e Matkës, pjesë e projektit “Saraj dhe Lebanë së bashku për turizmin e gjelbër – Green Tour”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Në këtë ngjarje, kryetari i komunës, z.Ilas Veseli ishte i shoqëruar nga z. Ben Nupnau, Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së, z. Fexhri Selami nga ZIP Institute dhe përfaqësues të organizatave, klubeve alpiniste dhe partnerë të tjerë të rëndësishëm.

Ky projekt ka përmirësuar infrastrukturën turistike të rajonit tonë me:

◼️Shtigje për biçikleta dhe ecje,🚲
◼️Pastrim të deponive ilegale,
◼️Instalime të reja si terminale turistike dhe pavijone për pushim, dhe
◼️Investime për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm.

Së bashku me gjithë partnerët që kontribuan në këtë projekt arritëm të realizojm këtë nismë. Matka tani është më e gatshme se kurrë për të mirëpritur turistët nga vendi dhe rajoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More