Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së para Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve

nga D V

Shkup, 4 nëntor – Përcaktimi i propozimi vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë në rendin e ditës të seancës së sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Para deputetëve – anëtarëve të këtij Komisioni në këtë seancë është verifikimi i kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit Publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 207/2024).

Në rendin e ditës të seancës janë përcaktimi i Propozim vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Agjencisë për Komunikime Elektronike, si dhe përcaktimi i Propozim vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More