Seancë e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore

nga D V

 Shkup, 4 nëntor – Klubi për Çështje dhe Politika Rinore sot do të mbajë seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç është publikuar në faqen e Kuvendit, do të zhvillohet diskutim pas revizionit të kryer ESHR me temën “Efikasiteti i masave, politikave dhe projekteve për përmbushjen e kushteve në të cilat funksionojnë konviktet shtetërore dhe zhvillimi i standardit studentor”.

Në seancë janë ftuar deputetë, kryerevizori shtetëror Maksim Acevski, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe një pjesë e sektorit civil.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More