Putini çmon politikën e jashtme të Vuçiqit gjatë një takimi në Pekin

nga L. M

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vlerësuar të martën Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve kundër Moskës për shkak të luftimeve në Ukrainë.

Komentet e tij erdhën gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Pekin, teksa të dy udhëheqësit po qëndrojnë në Kinë për të marrë pjesë në një paradë masive ushtarake të mërkurën, që shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Putini gjatë takimit ka vlerësuar “kursin e pavarur të politikës së jashtme” të Vuçiqit, ndërsa udhëheqësi serb ka thënë se vendi i tij ka qenë “në një situatë shumë të vështirë dhe nën presion të madh” që kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë.

Vuçiqi është zotuar gjatë takimit të ruajë “neutralitetin ushtarak” të Serbisë, teksa refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More