Mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, një automjet i tipit “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë është kapluar nga zjarri.
Euronews shkruan se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ndryshe, gjatë të mërkurës po një veturë është përfshirë nga zjarri në Tiranë dhe një tjetër në orët e mbrëmjes në Berat.