Dita nis me shi në Shqipëri, pasdite me diell

nga D V

Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe pjesërisht në perëndim të vendit.

Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin, raporton Tch.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 29°C

në zonat e ulëta 18 deri 33°C

në zonat bregdetare 21 deri 32°C.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More