Qëlloi me armë drejt një automjetit në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet njëri nga të shpallurit në kërkim

nga L. M

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar që dyshohet se ndihmoi në atentatin me armë zjarri të ndodhur më 3 gusht në autostradën “Durrës-Tiranë”. 46-vjeçari akuzohet se drejtonte makinën nga ku u qëllua drejt një automjeti tjetër. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D. Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasit: -E. Xh., 29 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, u përplas me motomjetin që drejtonte shtetasin K. Z., 65 vjeç, në Sukth. Si pasojë u demtua drejtuesi i motomjetit, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën; -S. M., 25 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi K. R., 28 vjeç, në lagjen nr. 14, Durrës. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit: -L. V., 45 vjeç, Z. V., 35 vjeç, T. V., 34 vjeç, D. K., 20 vjeç dhe N. K., 56 vjeç, si dhe për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin; -B. S., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More