Qeveria: Do të themelohet Park Shumëfunksional Shkencor – Teknologjik

nga Redaksia

Shkup, 15 korrik – Qeveria në seancën e sotme e miratoi Informacionin për fillimin e aktiviteteve për themelimin e Parkut Shumëfunksional Shkencor – Teknologjik, qëllimi i të cilit është nxitja e rritjes së vazhdueshme përmes përfshirjes së njohurive, inovacioneve dhe teknologjisë për krijimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar, konkurruese në tregjet ndërkombëtare dhe vendore. 

Siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, sipas analizës paraprake të bërë është konfirmuar se kampusi teknik i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup ofron lokacion ideal për të gjitha aspektet – integrimin me mjedisin akademik, nga aspekti i transferimit dhe komercilaizimit të njohurive, qasjes infrastrukturore dhe lidhjes (infrastruktura rrugore me autobusë dhe linja hekurudhore, autostrada dhe aeroporte), si dhe mundësi më e madhe për tërheqjen e kompanive, investitorëve dhe startapë duke krijuar qendra për rrjetëzim dhe zhvillim rajonal. 

Është paraparë që parku të përbëhet nga ndërtesë ose kompleksi i ndërtesave me infrastrukturë bashkëkohore dhe telekomunikimi, si dhe me sipërfaqe efektive dhe fleksibile të punës. 

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit, e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për fillimin e realizimit të disa rrugëve në Komunën e Gjevgjelisë. Ato janë: rikonstruim i rugës kryesore në fshatin Moin, rikonstruim i rrugës “Atanas Gjurov” në fshatin Përdejci dhe rikontruim i rrugës “Ivan Markov Bratot” Bogorodicë, si dhe projektit: Ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Lubanc dhe fshatin Lubeten në Komunën Butel.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More