Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike! Risia kryesore është ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e kryeprokurorit

nga Xh M

Shkup, 30 dhjetor – Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili prezantohet si pjesë kyçe e agjendës reformuese për sundimin e ligjit. Me këtë zgjidhje ligjore synohet forcimi i pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit prokurorial në vend. Risia kryesore e ligjit është ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e kryeprokurorit. Parashihen kritere të qarta dhe një sistem meritash, me qëllim që procesi të jetë i liruar nga presionet politike. “Në ligj janë inkorporuar rekomandimet relevante, në mënyrë që procesi të jetë i çliruar nga ndikimet politike dhe të bazohet ekskluzivisht në profesionalizëm, integritet dhe kredibilitet profesional”, bëjnë të ditur nga Qeveria. Gjithashtu, ligji parashikon afate të sakta për avancimin e prokurorëve, si dhe një parim të ri për përgjegjësi disiplinore, që pritet të sjellë më shumë parashikueshmëri dhe llogaridhënie në punë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More