Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në kongresin e Partive Popullore Europiane në Valencia (Spanjë).
Rama publikoi pjesë nga fjalimi i Berishës në këtë takim, ndërsa përdori sërish simbolin e bufit.
Në kongresin e PPE-së në Valencia, Berisha ndër të tjera komentoi veshjen e kryeministrit në takimet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh: “Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha…”.
“Hajde parafytyroje çfarë mendojnë të huajt në sallë… vajmedet”, shkruan Rama, në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.