Rama: Po krijojmë korridorin e gjelbër mes Prishtinës dhe Obiliqit

nga D. V.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka theksuar se po krijojnë korridorin e gjelbër mes Prishtinës dhe Obiliqit.

Rama thotë se Ditën e Tokës kanë nisur fazën e parë të mbjelljes së drunjve përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Obiliqin.

“Në Ditën e Tokës, bashkë me Kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, nisëm fazën e parë të mbjelljes së drunjve përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Obiliqin. Ky është vetëm fillimi dhe do të vazhdojë në faza deri në realizimin e plotë”, ka pohuar Rama.

Mes tjerash, ai ka shtuar se bashkëpunimi ndërkomunal është kyç për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More