Rama pret në takim Kancelarin e Austrisë, Stocker

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama priti në një takim Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker.

Kancelari Stocker ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit VI të Komitetit Politik Europian, i cili mblodhi sot kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor.

Pas ceremonisë së mikpritjes në sheshin “Skënderbej” nga kryeministri Edi Rama dhe eventit hapës së këtij forumi të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit, liderët pjesëmarrës vijuan me punimet e seancë plenare të Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More