Rama: Shqipëria destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 60 mijë vizitorë më shumë.

“Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More