Rama takon kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, thotë se do të angazohen operatorët privatë për mbledhjen e mbeturinave

nga D. V.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, ku edhe kanë diskutuar për problemin me mbeturina.

Rama ka ritheksuar se “Ndërmarrja “Pastrimi” ndodhet në një gjendje të rënduar për shkak të keqmenaxhimit të vazhdueshëm dhe mungesës së përgjegjshmërisë së menaxhmentit”.

Tutje, ai ka pohuar se në këtë situatë të krijuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal, komunat do t’i ndihmojnë njëra-tjetrës sipas nevojës së krijuar.

“Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje, me synim që të mbrohet mirëqenia e punëtorëve, pagat dhe vendet e tyre të punës dhe të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes”, ka deklaruar ai.

Rama po ashtu ka njoftuar se do të angazhohen operatorë privatë për të mbledhur mbeturina.

Rama shtoi se “Komunat kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë për të inicuar mënjeherë procedurat e decentralizimit të ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Problemet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Pastrimi kanë filluar tash e disa muaj, ndërsa kjo e fundit para disa ditësh ka ndaluar edhe shërbimet duke thënë se është në krizë financiare për shkak të borxhit që ka komuna ndaj tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More