Raporti i Reporterëve pa kufij, Ambasada gjermane: Kosova ka rënë 24 vende, është në fund të listës në rajon

nga D. V.

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Pas publikimit të këtij raporti, ka reaguar Ambasada gjermane në Prishtinë.

“Kosova ka rënë gjithsej 24 vende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e vendosur atë në fund të listës rajonale – madje edhe pas Serbisë. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Ndryshe, Kosova ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More