Reagim i zv.ministres Zekolli-Shaqiri për dëmtimin e flamurit

nga D V

Shkup, 29 nëntor – Me keqardhje dhe shqetësim të thellë kam marrë lajmin për dëmtimin e flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Flamuri është simboli më i lartë i identitetit dhe dinjitetit kombëtar dhe si i tillë meriton respekt të plotë nga të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve apo përkatësive të tyre.

Çdo akt i tillë nuk përfaqëson vlerat e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë që ne si shoqëri promovojmë. Ftoj organet kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndriçuar rrethanat e këtij incidenti dhe për të mbrojtur simbolet tona shtetërore.

Njëkohësisht, apeloj për qetësi dhe vetëdijësim të qytetarëve – bashkëpunimi dhe respekti janë rruga e vetme drejt një të ardhmeje të përbashkët më të mirë.

Shkruan: Kaltrina Zekolli-Shaqiri, zv.ministre e Transportit

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More